
Është arrestuar në plazhin e Borshit, teksa ndodhej me pushime bashkë me familjen, drejtoresha e Hipotekës së Sarandës, Adriana Shehu- njofton Saranda Web.
Tani për tani zonja Shehu ndodhet nën kujdesin mjekësor në spitalin e Sarandës, për shkak se pësoi një tronditje të fortë kur policia i njoftoi vendimin e Prokurorisë së Qarkut Gjyqësor; por pritet të dalë para gjykatës për ‘masën e sigurisë”.
Zonja Shehu ishte pezulluar nga detyra para 20 ditësh për ‘përfshirje në fushatën elektorale”.
Më parë ka qenë etiketuar nga opozita Demokratike (nga zoti Berisha), si “Ndrikull e korrupsionit”.
Veritas.com.al/