Kapet njeriu që goditi për vdekje me skaf një shtetas rus, që pushonte në Himarë. Ai është Fatmir Kuçi sipas policisë, një 44 vjeçar nga Elbasani.

Sipas policisë arrestimi i tij u krye pasi ditën e djeshme rreth orës 11:00 në zonën bregdetare të quajtur “Livadh” i Himarës,  duke drejtuar mjetin lundrues tip skaf-plastik me mbishkrimin “Black Arrow”, dyshohet se ka dëmtuar aksidentalisht shtetasin Rus D.K., i cili ka gjetur vdekjen për shkak të plageve te marra.

Policia ka sekuestruar dhe konfiskuar 2 mjete lundruese në përdorim dhe në pronësi të Kuçi-t:  Mjetin lundrues skaf-plastik me mbishkrimin “Black Arrow”, 11.73 m i gjatë dhe 3.20 m i gjërë, me 3 motorë – 275 KF secili si dhe mjetin  lundrues motor-deti me emrin “Viktoria-3”, pa dokumentacion përkatës.