LONDON (Reuters) Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange është arrestuar nga policia Britanike ditën e enjte pasi ata u pritën në ambasadën e Ekuadorit ku Assange mbahet që nga viti 2012.

“Julian Assange, 47 vjeç, sot ditë e Enjte, 11 prill, është arrestuar nga zyrtarët e Shërbimit të Policisë Metropolitane (MPS) brenda ambasadës së Ekuadorit”, deklaroi policia.

Policia tha se ka arrestuar Assange pasi janë ‘ftuar në ambasadë’ nga vetë Ambasadori, pasi “qeveria e Ekuadorit ka tërhequr vendimin e saj për azil ndaj Assange”.

Veritas.com.al/