Policia e Gjilanit në Kosovë ka njoftuar sot se ka arrestuar njërin nga personat që ‘nuk ka çarë kokën’ për një njeri që po vdiste në rrugë; dhe ka kaluar pa treguar kujdesin më të vogël.
Madje ky person tashmë i arrestuar, ka kaluar vetëm pak metra larg trupit të shtrirë të të moshuarit që kërkonte ndihmën e fundit.
Sipas Policisë, ligji e ngarkon me barrë penale personin që nuk i dha ndihmë të moshuarit në momentet më të vështira të jetës.
Qytetarë thonë se ‘njeriu është i lodhur nga gjendja sociale dhe ekonomike’ dhe prandaj mund të bjerë në rrugë i dëshpëruar apo i vdekur.
Askush nuk pajtohet me sjelljen indiferente të personave që nuk dhanë ndihmën e tyre.
Veritas.com.al/