(FOTO: Mark Wahlberg)

Një nga yjet e Hollywoodit, Mark Wahlberg tha për Fox News se përkulet me respekt para politikës. Por ai ëhstë kritik ndaj shumë personaliteteve të Hollywood-it që “merren” me politikë veç sa për të shërbyer një krah e për të qenë kundër presidentit të zgjedhur. Por për ç’arsye? Këtë nuk e dinë artistët- thotë- sepse nuk kanë kontakte me realitetin

Mark Wahlberg shkëlqeu në filmin  “Patriot’s Day”.

“Shumë nga personalitetet e Hollywoodit kanë folur, flasin dhe do të flasin mbi politikën,” tha Mark… kanë folur shumë për Presidentin e zgjedhur në Shtetet e Bashkuara. Këtyre mund t’u blesh filmin, mund t’u paguash një bill çfarëdo… por personalitetet e Hollywood-it jetojnë në flluskë. Ata nuk kanë asnjë kontakt me njerëz të zakonshëm.

Wahlberg tha se “mund të rri gojë- mbyllur” për çështjet politike, por tha se do t’i vijë rrotull Amerikës. “Jam shumë i ndërgjegjshëm mbi botën reale. Unë vij nga një botë reale dhe shkoj në një botë reale”- tha artisti.

“Prandaj unë mund të lundroj nëpër Hollywood dhe t’i shijoj e t’i dashuroj mundësitë dhe punët që më ofrohen; dhe sigurisht e kuptoj çfarë do të thotë të mos i kesh të gjitha”- tha Mark Wahlberg i “Patriot’s Day”.

/Veritas.com.al/