Papritur, sot në mëngjes rreth orës 03:30, në urgjencën e Tiranës ka mbërritur në gjendje kritike kantautori Françesk Radi, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Tefta Radi, mbesa, Rozana dhe shumë të tjerë.
Për momentin ndodhet në reanimacion.
Por me çfarë është dëgjuar të tregojë e shoqja, Tefta, Franko po kalon momente ekstremist të vështira: Teksa flinte është kapur duke gërhitur dhe me një kollë që nuk pushonte. Edhe pasi ka mbërritur në spital, kolla dhe e gërhitura nuk i pushuan. Por ka edhe shenja të vjelljes me gjak…
Biseda e Tefta Radit me familjarët është regjistruar nga agjencia JOQ.
Mjekët dyshojnë për një “hemorragji cerebrale”. Por e shoqja Tefta ka ftuar gjithë familjarët duk lëshuar fjalët e fundit se “Franko po mbaron”.
Tefta Radi, bashkëshortja, ka bërë thirrje para autoriteteve shtetërore për ndihmë. “N♪7se mundeni, më ndihmoni ta dërgojmë jashtë për një shërbim më të specalizuar”- ka thënë ajo.
/Veritas.com.al/