Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu bëri thirrje për një bashkim më të fuqishëm të opozitës. Duke folur në Asamblenë e PR, kreu i republikanëve u shpreh se duhen larguar ata që e shesin vendin si Pazar.

 

“Nevoja për të pasur një opozitë të mirë-organizuar e bashkuar në strukturë është një ballafaqim i yni. Një e keqe shumë më e madhe që ka hedhur rrënjë e nuk do të shkulet është hibride, ku pushteti i takon një klani, ku ligji është antiligj, ku qytetari është i pavlerë, ku flitet në emër të popullit dhe popullit i cenohen 1 mijë të zeza”­, tha Mediu.

 

Sipas tij, sot më shumë se kurrë opozita ka nevojë të diskutojë më të rinj të reja e intelektualë për të marrë cdo vlerë të çmuar.