Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange është dënuar të Mërkurën me 50 javë burgim për prishjen e rregullit të gjykatës Britanike para shtatë vjetësh, kur ai mori statutin e refugjatit në ambasadën ekuadoriane në Londër me qëllim që të shmangte ekstradimin në Suedi.
Zbuluesi informativ Australian, i cili u arrestua në 11 prill pasi Ekuadori e dorëzoi, do të vuajë afërsisht një vit dënim duke kërkuar që të mos ekstradohet për në Shtetet e Bashkuara.
47 vjeçari, me mjekër të dendur dhe të kuruar mjeshtërisht, u ngrit para mbështetësve në galerinë e gjykatës në Londër sikur ky të ishte i burgosur që tani.
Mbështetësit thërritën në drejtim të gjykatësve: “Turp të keni!’.
Kryeredaktori i WikiLeaks, Kristinn Hrafnsson e quajti dënimin një ‘shkelje’ gjatë konferencës për shtyp në ambientet jashtë gjykatës dhe tha se në fokus ndodhet sigurimi i mos- ekstradimit të Assange në Shtetet e Bashkuara.
“Do të jetë një çështje për jeta a vdekje”, tha ai.
Veritas.com.al/