FOTO: Julian Assange në intervistë për Sean Hannity)

Julian Assange, krijues dhe kryeredaktor i WikiLeaks, nuk është shfaqur në publik që në mesin e muajit Tetor. Por nuk ka heshtur.

Më në fund, Assange kishte një intervistë telefonike me radion “Sean Hannity”.

Para së gjithash Assange bëri të qartë si kristali, për të nëntën herë, se burimet e WikiLeaks për Komitetin Kombëtar Demokratik/ Podesta  “nuk janë burime Rusë”.  Kjo hedh poshtë totalisht histerinë e pa fund “Red Scare” që ka infektuar plagët e liberalëve humbës dhe gjithë mediat sociale.

Po kështu janë hakeruar edhe emailet e Komitetit Kombëtar të Republikanëve (RNC), tha Assange. “Kemi marrë rreth tre faqe informacion që kishin të bënin me RNC, por ato ishin publikuar edhe më parë diku tjetër”.

Reince Priebus kishte të drejtë kur tha se RNC nuk kishte hakeruar dhe nuk kishte idenë se si kishin rrjedhur emailet.

Ëndrra e ethshme  me teori të konsperacimit Rus, argumentoi Assange, “duket se janë një dëshirë- por ekstremist të rrezikshme dhe dëshira idiote- që të rrokullisin anëtarët e kolegjit zgjedhor në Shtetet e Bashkuara me qëllim që të dalin në krye John Kasich ose Hillary Clinton më datën 19 Dhjetor.

Është një budallëk- tha ai- sepse kjo nuk do të ndodhë.

Çfarë është më interesante, kjo është e rrezikshme sepse ideja e manipulimit të kolegjit elektoral në minutat e fundit, “ mund të përdoret për katër vjet ose edhe për tetë vjet, duke ngritur një qeveri që nuk do të donte kurrë të hiqte dorë nga pushteti”.

/Veritas.com.al/

https://youtu.be/iHw8ln0FvMQ