(FOTO: Julian Assange në ballkonin e ambasadës së Ekuadorit në Londër)
Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange u përball të Hënën me prokurorët në ambasadën e Ekuadrorit në Londër për dy akuza për të cilat ka filluar betejën ligjore mjaft kohë më parë; njofton agjencia Franceze e Lajmeve, AFP.
Një prokuror ekuadorian do ta pyesë Assange mbi daljen e informacioneve sekrete nga ëebsidet në godinën me tulla të kuqe ku është i fshehur Assange për më shumë se katër vjet. Gjithashtu janë paraqitur edhe prokurori Suedez, Ingrid Isgren dhe dy inspektorë policie që duan të hyjnë në zyrën e tij.
Gazetari 45 vjeçar australian kërkoi azil në ambasadën në qendër të Londrës në qershor të vitit 2012, pasi prokurorët Suedez lëshuan një kërkesë arresti ndaj tij, mbi një akuzë për ngacmim seksual që ishte plotësuar nga dy gra që e paskan takuar Assange gjatë një udhëtimi në Suedi në vitin 2010.
Ai mohoi, duke thënë se këto janë të motivuara politikisht.
Assange ka refuzuar tqë të udhëtojë për në Suedi për t’u përgjigjur prokurorëve, nga frika se mund të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara për publikimin e 500,000 dosjeve me sekrete ushtarake mbi luftën në Irak dhe Afganistan.
Prokurorët Suedez e kanë hedhur poshtë akuzën për ngacmin seksual, vitin e kaluar, pasi mbaroi statusi pesë- vjeçar i caktuar sipas ligjit.
/Veritas.com.al/