Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e Gjashës në Sarandë.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është Rexhep Ismaili, pronar i një karburanti në zonë. Mësohet se ai është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë një plumb në kokë, duke humbur jetën, shkruan A2CNN.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e atentatit kanë mbërritur forca të shumta policie, ndërsa zona është rrethuar për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së rëndë. Deri më tani nuk dihen ende motivet e atentatit.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *