Sipas burimeve është plagosur Ylli Brahimi si dhe Klisman Preçi. Mësohet se në vendin e ngjarjes janë zbrazur 100 fishekë.

Si Brahimi ashtu edhe 28-vjeçari Preçi nuk janë emra të panjohur.

Biznesmeni 47-vjeçar Brahimi i kishte shpëtuar një atentati një vit më parë në Milot, teksa u qëllua nga dy persona me motor.

Në janar 2021 Ylli Brahimi  u qëllua nga dy persona me motor në 12 janar 2021, teksa deklaroi nuk kishe konflikte me askënd dhe nuk kishte dijeni se kush mund të ketë organizuar sulmin me armë kundër tij.

Dy shokët e Brahimit që ishin me të, kanë mundur të shpëtojnë mrekullisht, edhe pse ishin shumë afër. Policia e Laçit, deklaroi atë kohë se drejt Brahimit, është qëlluar mbi 15 herë.

Po kështu Brahimi rezulton i dënuar për trafik droge. Brahimi ishte dënuar në vitin 2003 nga Gjykata e Shkodrës me 11 vjet burg për veprën penale, të “trafikimit të lëndëve narkotike”.

Kjo ngjarje shënohet vetëm 6 ditë më parë një vrasje mafioze me tre viktima ndodhi në mbikalimin e Fushë-Krujës, ndërsa nuk dihet nëse atentati i mbrëmjes së sotme ka lidhje me ngjarjen.