Shpërthimi i një bombe jashtë zyrave të  Bankës në qendër të Athinës, dje pasdite, e Mërkurë, shkaktoi dëme të vogla në ndërtesë, por asnjë të plagosur- sipas autoriteteve.

Zyrtarët thanë se shpërthimi erdhi pas një thirrjeje paralajmëruese të tmerrshme në një stacion televiziv privat Grek, kjo dha mundësinë që Policia të vihej në gjendje që të evakuonte njerëzit para se të shpërthente bomba.

Një deklaratë e policisë tha se bomba ishte lënë në një çantë jashtë bankës, e cila është afër dy rrugëve ku  kalojnë shumë njerëz.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmit. Shpërthime të ngjashmen të kaluarën janë marrë përsipër nga grupet anarkiste të majta.

/Veritas.com.al/