Audrey Glover u caktua si Shefe e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR për zgjedhjet vendore të “14 Majit”.

Glover do të drejtojë ekipin me 324 vëzhgues për monitoruar zgjedhjet, për të disatën herë në vendin tonë.

Ajo nuk ka humbur kohë dhe ditën e sotme është paraqitur pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të diskutuar me kreun, Ilirjan Celibashi në lidhje me mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe masave të marra.

Audrey Glover është një veterane e proçeseve zgjedhore në Shqipëri. Për herë të parë ajo ka drejtuar misionin e vëzhgimit në zgjedhjet politike të vitit 1996. Për tu rikthyer shpesh në vendin tonë në zgjedhjet e vitit 2009 e më pas në ato të viteve 2015, 2019 dhe tashmë në garën e 14 Majit.