Do të jetë një mrekulli natyrale e quajtur “Spektakli i Diellit” nga studiuesit amerikan të NOAA. Spektakli u shfaq  në qiellin mbi Arktik, kjo ndodhi natën e Vitit të Ri. Grimcat e lëshuara nga Dielli krijuan spektakël ngjyrash pa fund dhe i dhanë hapësirës pamjen më magjepse.

Vala e grimcave të çliruara nga Dielli po udhëton drejt Tokës. Ajo mund të mbërrijë për rreth dy javë dhe do të krijojë një atmosferë mahnitëse. Sipas Agjencisë Amerikane të Atmosferës dhe Oqeaneve, ” stuhia”  e grimcave diellore po lëviz me shpejtësinë 600 kilometra në sekondë, në drejtim të Tokës.

Vala e grimcave nuk paraqet asnjë rrezik, as për Tokën dhe as për sistemin e satelitëve- raporton Agjencia Amerikane.

/Veritas.com.al/