Policia Anti- Terror në Australi ka ndaluar një komplot të dyshuar për rrëzimin e një aeroplani- tha kryeministri Malcolm Turnbull.
Kryeministri foli vetëm pasi u arrestuan katër persona në një aksion të shpejtë përqark kryeqytetit Sydney.
Hetuesit thanë se kishin informacion se komploti për të shpërthyer në ajër aeroplanin do të realizohej duke ‘përdorur disa mjete të improvizuara”.
Kryeministri Turnbull tha se aksioni ishte një “operacion madhor anti- terrorizëm”.
Ai tha se ishin marrë masa ekstra sigurie si në aeroportet e brendshme, ashtu edhe ndërkombëtare.
Niveli i kërcënimit terrorist kundër Australisë mbetet prezent.
Veritas.com.al/