By Beata Stur/ New Europe

Ligji i ri i konservatorëve të Austrisë për ndalimin e ferexheve dhe burkave, hyn në fuqi më 1 Tetor. Nën ligjin e ri, kushdo që vesh rrobe të tillë që mbulon fytyrën në publik, do të gjobitet me 150 euro.

Ndalimi i burkas është aprovuar në parlamentin e Austrisë në Maj, si nga ligjvënësit edhe presidenti,  pavarësisht protestave nga grupet Myslimane dhe nga opozita.

Siç raportohet nga ‘Indipendent’ Akti kundër ‘mbulimit të fytyrës’ i Austrisë  do të ndalojë fshehjen e fytyrës kundo në godinat publike, duke përfshirë gjykatat, shkollat dhe stacionet e transportit.

Policia do të vendosë njoftime  në rezidencat e vizitorëve dhe ambientet publike ku do të njoftojë se mbajtësit e burkave gjobiten. Njëkohësisht do të shkruhet:

‘Ju lutemi, informohuni se në çdo rast ju duhet të zbuloni fytyrën para çdo spoti që e kërkon këtë”, shkruhet në njoftimet e ministrisë së Brendshme të Austrisë.

“Më në fund, nëse vazhdoni të sulmoni duke refuzuar për të zbuluar fytyrën, ju dërgoheni në stacionin e policisë”.

Sipas ‘The Indipendent’ krietikët e kanë quajtur ligjin si gjunjëzim para mbështetësve të Partisë së ekstremit të djathtë ‘Freedom Party of Austria’.

Veritas.com.al