Ministria e Brendshme austriake ka ndaluar disa simbole ekstremiste, duke përfshirë ato nga ultra-nacionalistët turq, terroristët kurdë dhe Vëllazëria Myslimane.

Në total, 13 flamuj dhe simbole bien nën ndalimin e ri duke përfshirë neo-fashistet Ujqërit Gri nga Turqia, Partia terroriste e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe Vëllazëria Myslimane që ka origjinën në Egjipt raporton Kronen Zeitung.

Ndalimi, i cili hyn në fuqi më 1 mars, shtrihet tek të gjithë ata që shfaqin flamujt ose simbolet në publik dhe i dënon ata me gjobë deri në 4,000 euro dhe deri në 10,000 euro për shkelësit e përsëritur.

Plani për të ndaluar simbolet ishte një përpjekje e përbashkët midis dy partive të koalicionit konservator-populist në pushtet të Partisë Popullore Austriake (ÖVP) dhe Partisë Austriake të Lirisë (FPÖ) dhe vjen pasi simbolet ekstremiste të Shtetit Islamik dhe Al-Kaedës ishin ndaluar me pare.

Përjashtimet nga ndalimi do të zbatohen për ata që nuk i përdorin simbolet për të mbështetur grupet që ata përfaqësojnë duke përfshirë përdorimin për media, filma, ekspozita dhe përdorim akademik.

Ndersa Ujqit Gri kanë një prani shumë më të madhe në Gjermaninë fqinje, Austria ka parë përplasje midis anëtarëve të ultra-së djathtës turke dhe komunitetit kurd të vendit, si ajo e fundit në gusht të vitit 2016, kur dy grupet sulmuan njëri-tjetrin në mes të Vjenës duke detyruar turistët tja mbathin në dyqanet aty pranë për t’i shpëtuar.

Austria gjithashtu ka kontestuar përkrahësit turq të presidentit islamik Rexhep Tajip Erdogan,te cilet ka dalë në rrugë në Vjenë pas grushtit të dështuar të vitit 2016 dhe ka votuar me shumicë dërrmuese për Erdoan në zgjedhjet kombëtare të vitit të kaluar, duke shtyrë Zëvendës Kancelarin Heinz-Christian Strache te FPÖ të shkruajë në mediat sociale , “Unë rekomandoj që të gjithë turqit në Austri që votuan për Erdoganin duhet të kthehen në Turqi!”

PKK, megjithëse nuk është një forcë e madhe në Austri, thuhet se është lidhur me zjarrvenjen e xhamive turke në Gjermani që dyshohet se punojnë së bashku me ekstremistët e krahut të majtë Antifa. Grupi njihet si organizatë terroriste nga Mbretëria e Bashkuar.

Veritas.com.al/