( FOTO: Moussa Oukabir është njëri nga pesë të vrarët në Cambrils)

‘Çelësi’ i dyshuar për sulmin e Barcelonës ditën e Enjte, Moussa Oukabir, është njeëri nga pesë të vrarët nga policia në një sulm tjetër, në Cambrils.

Policia më herët ka thënë se po kërkonin për Oukabir dhe tre të tjerë, por vetëm njëri mbeti i pa gjetur. Katër të tjerët të dyshuar janë arestuar.

13 persona u vranë kur furgoni i marrë me qera nga Oukabir, u sul në turmën e njerëzve në distriktin e Ramblas në Barcelonë.

Policia tha se ata kishin planifikuar të tjera  sulme më të sofistikuara.

Moussa Oukabir, që mendohet të jetë rreth 17 vjeç, është qytetar Spanjoll nga qyteti Girona në veriun Catalan. Shumica e të dyshuarve të tjerë janë nga Maroku.

Dushohet se ai kishte përdorur dokumentet e vëllait të tij për të marrë me qera makinën me të cilën sulmoi njerëzit në Barcelonë, duke vrarë 13 dhe plagosur më shumë se 100.

Veritas.com.al/