Një aventurë më vete ose disa aventura së bashku:
Vajzën nga Zall- Reçi i Dibrës e martojnë në një fshat të Shijakut, Milaq. Qëllimi si ta bëjnë më të mirë jetën e saj. Mirëpo pas kësaj paskësh qenë fshehur edhe një qëllim tjetër: Ta largojnë nga i dashuri i saj në fshatin e lidnjes. Kjo ishte 18 vjeç, ndërsa ai ishte një burrë i martuar me dy fëmijë…
Prindërit ia arritën që përmes një aventure ta shkëpusin nga një aventurë dashurie në fshat.
Por Elda Tanushi, tashmë 19 vjeç, pas katër muaj martesë në Shijak, i hyri një aventure tjetër: Burrin e dërgoi në emigracion në Greqi dhe i hyri një aventure kriminale: Mori helm që vret insekte dhe ia hodhi në kos vjehrrës. Tashmë lajmi ka marrë dhenë. Zonja Stafa, vjehrra e Eldës, u shtrua menjëherë në spital dhe për fat ka dalë nga rreziku për jetën.
Nusja Elda është arrestuar nga policia dhe ka pranuar se e ka helmuar vetë vjehrrën e saj.
Me këtë aventurë 19 vjeçarja, me siguri, ka menduar se do t’u verë kapak të gjitha aventurave të mëparshme. Por në fakt janë hapur të tjera.
Vjehrri i saj, Eduart Stafa, deklaroi në polici se ‘Nusja kishte të dashur’.
“Nusja nuk e ka dashur djalin tim. Atë e kanë martuar me zor prindërit e saj. Elda pranoi vetë në polici se e helmoi gruan time dhe se do të më helmonte dhe mua e veten e saj.
I gjithë faji është i krushkut që arriti puna deri këtu. Pastaj vajza e tij dashuron një burrë me dy fëmijë nga fshati i saj i lindjes, në ZallReç të Dibrës. Ia kam gjetur mesazhet e dashurisë në celularin tim.
Gjithashtu, nuses së tim biri i kam gjetur edhe një mal me letra dashurie. Të gjitha këto prova ia kam dorëzuar policisë”. Kështu deklaroi dje Eduart Stafa nga fshati Milaq i Shijakut.
47- vjeçari tha në një intervistë thotë se djali i tij 20-vjeçar u martua me shkuesi me vajzën 19-vjeçare nga Dibra dhe se mblesë u bë halla e kësaj të fundit, që është e martuar në fshatin Milaq.
Vjehrri i 19-vjeçares pohoi se krushku nga Dibra ia dërgoi të birin, Donaldin në Greqi pa dijeninë e tij dhe pa dokumente dhe ky është halli më i madh i tij.
Veritas.com.al/