– Provat ‘nuk mbështetën një konstatim fajtor për asnjë akuzë’-

Avokatët e Harvey Weinstein pranuan në një intervistë në “The Story with Martha MacCallum”,Fox News, se ata ishin të befasuar nga sentenca e tij dhe besojnë se juria ndjente se nuk mund të largohej nga salla e gjyqit në New York City pa një verdikt të fajësisë.

Weinstein, 67 vjeç, u shpall fajtor për përdhunim të shkallës së tretë për një sulm ndaj një aktoreje aspiruese në 2013 dhe të një akti seksual kriminal për kryerjen me forcë të seksit oral mbi asistent producenten Mimi Haleyi në banesën e tij në vitin 2006.

Juria e shpalli atë jo fajtor mbi akuzat më të rënda,si sulm seksual grabitqar, i cili mund të rezultonte në një dënim të përjetshëm. Ai u urdhërua nga gjykatësi të burgoset menjëherë pas dënimit.

VERITAS.COM.AL/