Deputeti Ervin Salianji nuk u paraqit as në seancën e sotme ndaj tij në Gjykatën e Apelit, ku kundërshton dënimin me 1 vit burg të dhënë nga Shkalla e Parë për “kallëzim të rreme” në çështjen “Babalja”.
Në sallë nuk ishte Jetmir Olldashi, ndërsa avokati i tij, Endrit Sefa, ka depozituar një kërkesë ku kërkon shtyrje për shkak të pamundësisë shëndetësore.
Avokati Ardian Visha, mbrojtës i Geron Xhafajt thotë se kjo është një mënyrë për të zvarritur çështjen.
“Është një vijimësi e lojës së ping pongut të avokatëve të të pandehurve për të zvarritur dhe shtyrë këtë çështje. Gjykata duhet të gjejë një mënyrë që t’i dhënë fund kësaj loje dhe për t’i dhënë fund procesit, qoftë edhe me avokatë kryesisht”, tha ai.