Nga: Senat Andoni/

“Ballist” e ka emër të dytë patriotik, por në fakt është ‘Ismail’. Ismail Morina, njeriu që deklaroi se lëshoi dronin me flamurin ‘shqiptar’ në stadiumin e Beogradit ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke shkaktuar grindje nacionaliste të panevojshme.

Pas kësaj Ismail Morina u bë ‘ i famshëmm, dhe i lejoji vetes të shkelë ligjet e Maqedonisë ku jeton, të Shqipërisë dhe Italisë. Ai është ndaluar në Shqipëri dhe në Itali. Në Shqipëri u kap me dy armë pa leje në prag të ndeshjes së kthimit të futbollit mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Më 28 nëntor 2015, Gjykata e Lartë e Shqipërisë e liron nga qelia duke e dënuar me ‘arrest shtëpie’.

Një nga gazetarët e njohur dhe komentator i ngjarjeve politike në Tiranë, Kastriot Myftaraj, e ka kallëzuar në prokurori me akuzën “Për terrorizëm dhe nxitje lufte”.

‘Ballisti” nuk është përgjigjur akoma mbi deformimin e flamurit shqiptar- vepër kjo e parashikuar në nenet fillestare te Kushtetutës së Rpublikës dhe Kodit Penal. Në dronin që hodhi mbi stadiumin e Beogradit ai kishte sajuar një flamur të zi të stilit të “Shtetit Islamik- IS” me të cilin tha se përgaqësohej kombi shqiptar. Ne ‘flamur’ shkruhej “Authochthonous” dhe asgjë për shtetin a kombin shqipta, as për gjuhën, as për simbolet, as për etnografinë. Deformimi përbën shkelje të paragrafëve kryesor të Kushtetutës së Shqipërisë, por çuditërisht edhe politikanë të lartë shqiptar e morëën si ‘përkëdhelje kombëtare”.

Merret vesh se së fundmi “Ballisti” qenka në burgjet e Dubrovnikut, Kroaci.

Ky fakt i panjohur deri tani, merret vesh nga një vizitë e lajmëruar e ministrit të Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj. Ministri, siç njoftohet- paska udhëtuar drejt Kroacisë për të bërë të mundur që të anulohet vendimi i gjykatës për ekstradimin e ‘Ballistit’ në gjyqet e Serbisë, ku kërkohet për t’u vënë nën gjykim.

Gjykata e shkallës së parë në Dubrovnik ka vendosur që Ballist Morina të ekstradohet për në Beograd.

Veritas.com.al/