Ka degjeneruar në përplasje verbale ceremonia përkujtimore e 76-vjetorit të betejës së Gërhotit mes përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe familjarëve të 36 nacionalistëve të rënë në vitin 1943.

Ata kanë kundërshtuar pjesëmarrjen në ceremoni të ish-deputetëve demokratë dhe deputetit të Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi.

Por situata precipitoi edhe më tej teksa Kryetari i Shoqatës Antikomuniste, Nebil Çika në fjalën e mbajtur përpara përfaqësuesve të Ballit, s’i kurseu sulmet në adresë të të pranishmëve në ceremoni.

Edhe pas ndërhyrjes së kreut të PD-së në Gjirokastër, Dasho Aliko, situata nuk u arrit të qetësohej. Arsyet e përplasjes në ceremoni ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj i argumentoi me shtrembërimin e historisë, sipas tij, në këto 80 vite pas masakrës së Gërhotit.

Ceremonia ishte organizuar nga Balli Kombëtar Demokrat, që drejtohet nga deputeti Roshi dhe kjo ka irrituar pjesëmarrësit e Partisë së Ballit Kombëtar, që udhëhiqet nga një tjetër deputet në parlament, Adriatik Alimadhi.

Veritas.com.al/