
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, ka mbajtur një fjalim në Konferencën e Nivelit të Lartë të Drejtorëve të Përgjithshëm të Doganave të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të BE-së, “Partneriteti Doganor për një Europë të Lidhur – Thellimi i Bashkëpunimit Doganor CEFTA-BE për lidhje të Pandërprerë”.
Balluku u ndal fillimisht tek rëndësia e politikave zgjeruese të Bashkimit Evropian. Ajo tha se zgjerimi në Ballkanin Evropian, është një investim nga ana e unionin, me rëndësi të madhe gjeo-politike. Balluku cilëson se anëtarësimi në BE nxjerr në pah dhe vlerat e çdo shteti.
“Zgjerimi i BE në vendet e Ballkanit është investimi më i rëndësishëm gjeo-politik i këtij unioni e anëtarësimi në BE nuk ka të bëjë vetëm me prosperitetin, por dhe me vlerat e çdo shtetit”, tha ajo.
Balluku u shpreh se shqiptarët janë evropianë me zemër, pasi janë pjesë e këtij kontenti në mënyrë natyrale, e pse ende nuk është pjesë e unionit.
“Jemi në mënyrë natyrale pasi kemi lindur e jemi banorë autoktonë të zemrës së Evropës, ashtu si grekët e italianë janë. Jemi në prag, qëndrojmë në derën e BE për të pritur certifikimin administrativ e zyrtar, i cili do të na lejojë një anëtarësim të plotë. Por ne jemi evropianë ashtu si të gjithë ju, në zemër, në sjellje dhe në veprime”, u shpreh ajo.
Lidhur me doganat shqiptare, Balluku cilësoi se ato janë pjesë e rëndësishme për unionin doganor të BE-së. Ajo shprehet se ky union vlen si një “udhërrëfyes” për administratat doganore të Ballkanit Perëndimor dhe proceseve që zhvillohen në ‘to.
“Çdo institucion, i cili bashkërendn punën e vëndeve anëtare dhe vendet e tjera të BE, luan një rol të jashtëzakonshëm në anëtarësimin e vendit tonë, ndaj jemi të angazhuar më shumë se kurrë, edhe me doganat shqiptare, të cilat janë pjesë e rëndësishme të strukturave shtetërore, mbi të cilat dalin detyra specifike të këtij procesi të integrimit evropian. Pikërisht, objektivat strategjike, politike të Komitetit Politik Evropian të mbajtur në Tiranë më 16 maj, pasohen në këtë takim të nivelit të lartë mes drejtuesve teknik të autoriteteve doganore të rajonit të BE, për të vendosur kolonat e bashkimit doganor me fokus tek siguria, lehtësimi i tregtisë së ligjshme dhe integrimi ekonomik drejt tregut të përbashkët evropian. BE është më afër se kurrë dhe është me fat të jesh në kohën e duhur dhe në vendin e duhur të këtij rrugëtimi të doganave shqiptare drejt unionit doganor evropian. Historia 57-vjeçare e suksesit të unionit doganor të BE, është udhërrëfyesi më i mirë për administratat doganore të Ballkanit Perëndimor, në përpjekje drejt dixhitalizimit dhe harmonizimit të politikave. Gjithashtu dhe të proceseve doganore, sistemeve të transit dhe rregullave të origjinës, analizës së riskut apo procedurave të tjera doganore”, tha ajo.
Komente