Banka Botërore ka vlersuar ecurinë ekonomike në Shqipëri në projeksionet e vjeshtës.Sipas raportit ekonomia shqiptare do të rritet me 3.4% përgjatë këtij viti për tu përshpejtuar më pas në gjatë viteve 2027-2028. Rritja ekonomike vazhdon të mbështetet kryesisht te turizmi sezonal, me volum të lartë, por , si dhe te shërbimet e tjera, ndërsa baza e eksporteve mbetet e ngushtë.

Banka Botërore vlerëson faktin se papunësia në vend ka pësuar ulje në nivele të forta duke regjistruar nivelin 8.3 % në fund të muajit qershor.

Një tjetër element i rëndësishëm që theksohet në raport ëështë edhe fakti se  pozicioni fiskal i Shqipërisë ka vijuar të përmirësohet gjatë vitit 2026. Të ardhurat buxhetore janë rritur ndërsa borxhi publik ka zbritur nën nivelin e 50% të PBB-së ndërsa ndikim në këtë ecuri ka dhënë edhe  mbiçmimi i lekut kundrejt valutave.

“Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm ekonomik në vitet e fundit. Ndërsa vendi synon t’i çojë më tej këto arritje, krijimi i vendeve të punës më produktive dhe më të mirëpaguara është thelbësor për të siguruar që më shumë njerëz të përfitojnë nga rritja ekonomike”, vlerëson Banka Botërore.

Edhe pozicioni i jashtëm i ekonomisë është forcuar, falë rritjes së investimeve të huaja direkte, shtimit të rezervave valutore dhe ngushtimit të deficitit të llogarisë korrente.

Përparimi më i shpejtë në reformat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, rritja e produktivitetit, investimet private më të larta dhe një bazë më e gjerë eksportesh mund të përmirësojnë perspektivën ekonomike, ndërsa pasiguria globale, presionet demografike dhe rreziqet që lidhen me klimën mbeten sfida kryesore./

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *