Kjo është dita e dytë që 40 banorë, ish anëtarë të grevës së urisë, janë nisur më këmbë nga Zharrëza në Fier për të mbërritur në Tiranë ku po mbahet një nga protestat më të mëdha qytetare.

Inkursionin e tyre e kanë quajtur “Marshimi për Drejtësi!”.

Pasi pushuan mbrëmë në një çadër në Lushnje, 40 banorë që qëndruan për afro 3 javë në grevë urie, të shoqëruar nga familjarë të tyre, i janë drejtuar Tiranës në këmbë.

Banorët protestojnë kundër Bankers Petrolium dhe qeverisë që nuk ndërhyn për të ndaluar shpërthimet nëntokësore që u kanë dëmtuar shtëpitë, do të mblidhen para kryeministrisë.

/Veritas.com.al/