Ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të hënë ka reaguar për mediat në lidhje me zgjedhjet vendore të 14 majit.
Basha i pyetur nga gazetarja e Abcnews Esiona Konomi nëse do të jetë pjesë e fushatës për 14 maj, është shprehur që patjetër që do të jetë.
Ndër të tjera ai ka theksuar se fajtori i vetëm për përçarjen e PD-së është Sali Berisha.
“Përgjegjës është ai që ka përçarë PD. Nuk kam më asnjë koment tjetër për sot. Patjetër që do të jem pjesë e fushatës në të gjithë Shqipërinë”, ka thënë ai.