Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka njoftuar një konferencë shtypi në orën 14:00 nga selia blu në lidhje me reformën në drejtësi.

Aktualisht kreu i demokratëve ka mbledhur në takim ekspertët e PD të reformës, ndërkohë që orët e fundit janë vendimtare për të arritur marrëveshje pasi nesër votohet në Parlament reforma në drejtësi.

Ditën e djeshme, në bashkëbisedimin që pati me gazetarët, njoftoi se do të publikonte me prova planin që ka Kryeministri Edi Rama për të prishur konsensusin. Por, u tërhoq për shkak të negociatave dhe për të mos dëmtuar procesin.

Nuk dihet ende nëse kreu i demokratëve do t’i bëjë pas pak publike këto dokumente apo do të informojë në lidhje me negociatat mes palëve politike.