Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Berisha tha se Çipa ka thirrur në zyrë prokurorë dhe i ka kërcënuar. Në lidhje me këtë, ish-Kryeministri kërkoi që organi i akuzës të nisë hetimet ndaj Ardian Çipës.

“I bëj thirrje Prokurorisë të nisë menjëhërë hetimet kundër Ardian Çipës, një mercenar i ndyrë që kërcënon, njëlloj si Shullazi, prokurorë të këtij vendi. Çështja tjetër e dënueshme është ajo e një mercenari ndaj të cilit ligji duhet të veprojë me urgjencë: Ardian Çipa.

Çipa është i lidhur kokë e këmbë me trafiqet, njeriu që nxori me makinë Genci Xhixhën dhe bën pushimet në Kubë”, u shpreh ish-Kryeministri Sali Berisha.