Dje, në kalendarin 3 javor të punimeve Parlamentare, maxhoranca parlamentarefuti fshehurazi pikën e diskutimit dhe miratimit të draftit të  Reformës në Drejtësi. Gjatë mbledhjes së byrosë parlamentare, organ i vetëm përgjegjës për hartimin e agjendës parlamentare, kjo gjë nuk ishte parashikuar.

Draftin e futën në agjendë pa dijeninë e opozitës.

Ky akt u krahasua me një mall që futet kontrabandë në treg.

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka dënuar ashpër ngjarjen e djeshme në Kuvend.

Në një status në Facebook, Berisha akuzon nënkryetaren e Parlamentit Valentina Leskaj që futi në kalendarin e punimeve ligjin për ndryshimet kushtetuese, pa u përfshirë fare në materialin që i ishte shpërndarë Byrosë së Kuvendit.

Ai shkruan se “Parlamenti i vrasësve, trafikantëve, hajnave, përdhunuesve, me se fundi fallsifikon kalendarin e tij!”. Me etiketimet e tij, zoti Berisha iu referohet disa fakteve të njohura ku zyrtarë të lartë dhe të zgjedhur nga opozita, kanë rezultuar të dënuar dhe të përfshirë në disa krime

 

“Te dashur miq, -shkruan Berisha-,  në nje akt banditesk të pashembullt në historinë 25 vjeçare të parlamentit pluralist shqiptar, por ndoshta dhe në historinë parlamentare botërore, parlamenti i vrasësve, përdhunuesve, trafikantëve, kusarëve te shtetit, falsifikoi dje me urdhër te Edvin Kristaq Rames, kalendarin e punimeve te tij.

Kështu, “madam Lokomotiva” (nofkë politike e Valentina Leskaj, nënkryetare e Kuvendit) futi ne kalendar, me urdhër te neo-bllokmenit Edi Rama, pa diskutuar ne byronë e parlamentit, ligjin për ndryshimet kushtetuese sikur gjoja kjo ishte miratuar me konsensus. Ndërkohë qe ne materialin e shpërndarë byrosë, para mbledhjes, nuk thuhej asnjë fjale për  këtë ligj.

Ky është një krim i shëmtuar qe tregon se çfarë janë ne gjendje te bëjnë me parlamentin”, përfundon zoti Berisha