Ish-kryeministri Sali Berisha tha në sallën e kuvendit se vjedhja në Rinas nuk është një çështje ordinere, por e lidhur me qeverinë. Sipas tij shuma e parave të vjedhura nuk është 1 milion euro por 20 herë më shumë.

 

“Janë nisur nga bankat rreth 115 kilogram euro që janë rreth 30 milion euro. Nën 20 milion euro nuk transporton asnjë avion. Se dhe ai ka problemet e veta që nga shkarkimi deri në destinacion. 85 kilogram janë shkarkuar pa asnjë problem. Pjesa tjetër u grabit që llogaritet në 20 milion euro” – tha Berisha.

 

“Kjo nuk është vepër e një bande ordinere. Kjo është vepër e një bande zyrtare qeveritare. U thatë shqiptarë qe u vodh 1 milion. U thatë shqiptarëve se u nuk kemi punë me aeroportin. Po si ka mundësi dy vjedhjet më të mëdha u bënë me kompanitë e partisë. Se vjedhja e parë ishte në duart e kompanisë Gjici. Gjici është një nga përfituesit kryesorë të tenderëve të qeverisë. Pas tij vjen Nazeri dhe i treti është Ndreu”- tha Berisha.