Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla tha se e ka mashtruar ish-kryeministrin Berisha me anë të një sms-je. “Një javë më parë i dërgova një sms ish-kryeministrit Berisha ku i shkruaja se jam një qytetar nga Librazhdi dhe Taulant Balla ka mbjellë një parcelë me hashash. Sot ai e lexoi këtë sms në parlament si të vërtetë. E kisha dëgjuar që ky lexonte si të vërtetë çdo sms që i dërgohet, por tani e vërtetova” – tha Balla.
Por ish-kryeministri Sali Berisha tha se nga Librazhdi nuk i ka ardhur vetëm një sms por disa të tilla. “Njëri prej tyre më thotë se ke një parcelë me kanabis në Xhyrë. Më ke shkruar ti mua për Xhyrën? Mos u përpiq të mbulosh ato që ke, duke bërë hokatarin” – tha Berisha.
03 Dhj 2015