Sali Berisha me sa duket ka mbetur i pakënaqur nga reagimi i PD-së zyrtare lidhur me arrestimin e ish ministrit të tij Spiro Ksera. Ndërkohë që në emër të saj Arben Ristani mbajti një deklaratë të pazakontë duke theksuar për këtë rast se “Partia Demokratike mbështet dhe inkurajon çdo hetim dhe akt të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit. Partia Demokratike nuk bëhet pengesë e asnjë hetimi ndaj zyrtarëve apo ish-zyrtarëve të saj në asnjë rast dhe e vlerëson luftën ndaj korrupsionit si jetike për vendin”.
Berisha mendon ndryshe. Nëse PD mbështet hetimet, ish kryetari i saj historik mbështet dyshimet e hedhura nga avokati. Me një reagim të tij në Facebook ai i ka bërë thirrje Adriatik Lllallës që ti japë fund në prokurori praktikave të vjetra të përdorimit politik që i kompromentojnë proceset. Sipas tij ka shumë dyshime në arrestimin e ish ministrit. Për mënyrën se si është ndaluar, për mënyrën se si nuk është marrë asnjëherë në pyetje, për dyshimet nëse ish ministri është i lidhur drejtpërdrejtë me dosjen korruptive. 
Por më shumë sesa një mbrojtje e Kserës reagimi i Berishës është një sinjal se PD-ja përpara se të respektojë drejtësinë duhet të mbrojë njerzit e saj. Ajo nuk mund të krijojë precedentin e “dorzimit pa kushte” të atyre që i kanë shërbyer apo qoftë edhe të atyre që e kanë drejtuar. (Lapsi.al) 
 
Ja çfarë shkruan Sali Berisha:
“Arrestimet jashte flagrance, pa pyetur kurre te arrestuarin, jane atavisem e koherave te shkuara, deshmi e dobesise ekstreme te atij qe leshon urdherarrestin!
Te dashur miq, prej dy ditesh mediat dhe kronikat e tyre jane mbushur me lajmin e arrestimit ne Derviçan te ish ministrit Spiro Ksera me akuzen e vjedhjes ne bashkepunim te 30 milione lekeve.
Dje avokati i ish ministrit Ksera, pasi u njoh me dosjen dhe u takua me prokurorin njoftoi se:
– Ish ministri Spiro Ksera, ndonese i paditur nga KLSH nje vit me pare nuk eshte thirrur, nuk eshte pyetur kurre nga prokurori i kesaj çeshtje dhe ky eshte nje lajm shume kompromentues, nje qendrim atavist qe evokon koherat me te zeza te institucionit te akuzes ne Shqiperi
– Arrestimi jashte flagrance, pa marre asnjehere ne pyetje personin per te cilin leshohet mandati i arrestit, i çfaredo statusi social politik apo ekonomik, deshmon me se paku per mos friken e urdherleshuesit nga akti i tij i paligjshem
– Deshmon per mungesen e guximit nga ana e tij per ta pare drejt ne sy personin qe ai heton, per ta njohur me akuzen qe i ben dhe degjuar dhe pergjigjet e faktet kunder akuzes se tij.
– Deshmon se zbaton jashte çdo standarti nje porosi arrestimi sine qua non dhe demton ne menyre te pariparueshme qe ne fillim hetimin dhe e ben ate politik dhe te deshtuar.
Avokati i çeshtjes njoftoi gjithashtu se ish ministri Ksera, qe u arrestua pa u pyetur kurre nga prokuroria, nuk ka asnje lidhje, nuk ka asnje prove qe te faktoje se ai ka lidhje direkte me prokurimet per te cilat dhe u arrestua dhe se nuk ka asnje prove se ai ka prekur apo ka perfituar nga tenderat e dosjes se akuzes per çka ai u arrestua.
Duke shprehur vendosmerisht mbeshtetjen time te plote per hetimin nga prokuroria te cdo dosjeje, te çdo personi mbi bazen e standarteve te nje vendi te lire, denoj me ashpersi arrestimin pa marre ne pyetje te ish ministrit Ksera, si nje akt te porositur per qellime te qarta politike.
I bej thirrje trupit gjykues te gjykoje bazuar ne ligjin dhe vetem ligjin pa asnje ndikim politik nga prokuroret e sojit Troci. I bej thirrje prokurorit te pergjithshem te ndaloje perdorimin ne prokurori te praktikave ataviste qe kompromentojne rende qe ne nisje procesin e hetimit!”