Në këshillin e mandateve, Sali Berisha duket të ketë mbetur në dorë të Enkelejd Alibeajt, si i vetmi opozitar I pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku diskutohet kërkesa e SPAK për arrestimin e ish kryeministrit.
Alibeaj: Hipoteza bazohet në faktin shkelje e detyrimeve të masave ndaluese. I vendosen disa masa dikujt, nuk e respekton. Neni 216 ka dy hipoteza, kur nevojat e sigurimit rëndohen dhe mosrespektim i një mase të mëparshme, doja të dija si hipoteza është shkelja e detyrimeve të masave të caktuara, apo ka ndodhur edhe një rëndesë shtim i nevojave të sigurimit?
Kraja: Ato janë dispozitat, i qëndrojmë të parës, personi nën hetim Sali Berisha nuk ka zbatuar në mënyrë të përsëritur vendimin e gjykatës detyrim paraqitje.
Alibeaj:Ka një pretendim që detyrimet, sipas masave ndaluese janë të vesuara për faktin se sipas avokatëve dhe deputetit në fjalë, do duhej të vinim në parlament ju si SPAK që të ishte e ligjshme dhe legjitime vendosja e masave, por edhe detyrimet. Për ju, doja të dija opinionin e SPAK, si I konsideroni. Konsideroni që kërkesa për masat ndaluese përvec arrestit në shtëpi dhe në burg, të tjerat a duhet të kalojnë në procedurë parlamentare? Pyes sepse vite më parë, në rastin e kërkesës për Saimir Tahirin, ka patur një kërkesë nga krimet e rënda që kishte listuar, arrest në burg, në shtëpi, apo edhe të tjera. Për këto kërkohej dhënia e autorizimit. U votua nga maxhoranca opozita votoi se nuk duhej autorizim për masat e tjera, përvec se në burg ose arrest në shtëpi. Cili është vlerësimi juaj në këtë situatë të re.
Alibeaj:Kemi vepruar në kushtetutë dhe kodin penal. Kemi paraqitur kërkesë, jemi të bindur se kemi të drejtë dhe I qëndrojmë deri në fund. Do I referohemi kushteve të procedimit. Kur ndaj një deputeti kërkohet arrest në burg apo në shtëpi, prokurori kërkon autorizim. Cfarë do të thotë heqje lirie? Kufizim dhe heqje janë dy të kundërta. Në rast të heqjes prokurori duhet të vinte te ju, neni 232 një nga masat është shtrimi në spital psikiatrik, do të thotë heqje totale e lirisë, prokurori duhet të vijë në kuvend. Cfarë ka ndodhur me tahirin nuk e di se nuk kam qenë prokurori I cështjes, por prokuroria ka kërkuar arrest në burg dhe kontrolle, kuvendi nuk ka qenë dakord, pra prokuroria nuk ka pas qëndrim tjetër. Gjithë debate bëhet pas ndryshimeve në kushtetutë në 2015, deri ku ka të drejtë prokuroria për të hetuar ndaj një deputeti, u hoqën të gjitha dhe mbetën arresti në burg, në ship dhe kontrollet. Nuk ka pengesë prokuroria për të hetuar ndaj një deputeti, e lejon ligji. Tani të shohim cdo thotë gjykata kushtetuese.