Ish-kryeministri Sali Berisha iu ka bërë thirrje qytetarëve të Durrësit, që të mos blejnë apartamente në portin e ri që po ndërtohet, pasi në të ardhmen do të jenë objekt konfiskimi.

Berisha u shpreh se ajo që po ndodh në port është një aferë gjigande vjedhjeje, që shkon deri në 5 miliardë euro.

“E morët vesh që në Portin e Durrësit kanë nisur të shesin apartamente.

U bëj thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimit se do jenë subjekt konfiskimi.

Mos vendosni asnjë investim në një skemë gjigante vjedhje që shkon deri në 4-5 miliardë euro”, u shpreh Berisha.