Ekipi i futbollit ‘Kukësi’ ka hyrë në histori pasi për herë të parë është shpallur kampione në Superligën Shqiptare.
Me dy gola të Pejic, verilindorët arritën të fitojnë 2-0 ndaj korçarëve duke mbyllur llogaritë e titullit një javë para fundit të kampionatit.
Kukësi-Skënderbeu një ndeshje e cila duhet të dhuronte spektakël është shndërruar në një arenë turpi nga gjykimi skandaloz i arbitrit kryesor Enea Jorgjit.
Pas kartonit të kuq të Micit dhe penalltisë së dyshimtë në favor të Kukësit, gabimi i arbitrit kryesor nuk ndalet me kaq pasi ai akordoi sërish karton të kuq për Osmanin.
Latifi pengohet në zonë nga Shameti dhe Jorgji nuk jep penallti, gjykimi skandaloz nuk përfundon këtu pasi ai nxjerr të verdhë për simulim ndaj mesfushorit të korçarëve.
Një ndeshje e cila u servir si një teatër ndërsa protestat e Salihit arritën kulmin pasi Shkodrani i gris kartonin e kuq Jorgjit.
Në minutën e 90’ ishte sërish Pejic heroi i ndeshjes duke shënuar golin që i dhuroi Kukësit titullin kampion në Superligën Shqiptare.
Kujtojmë që FSHF refuzoi kërkesën e Skënderbeut që kjo ndeshje të gjykohej nga arbitra të huaj.