Nga; Tom Doshi/
Siç jeni informu nga media, janë prish punimet që kishin fillu për rindërtimin e shpisë së Prek Calit në Vermosh… Në veçanti më vjen keq për mundin e komunitetit shqiptar të Amerikës që kontribun financiarisht për punimet që ishin ba deri dje dhe i kerkoj falje në emën të tan shqiptarëve .
Pikërisht, ata që do të duhej ta kishin mbrojtë shtëpinë e prijësit dhe të mbrojtësit të tokave shqiptare, heroit Prek Cali, e rrafshuen edhe atë që kishte mbetë në kambë.
Ky akt barbar turpnon ata që i kanë marrë votat malsorëve dhe tregon se urrejtja ndaj qëndrestarëve antikomunista si Prek Cali nuk ka fund.
Un i premtoj mbështetësve dhe bashkëqytetarëve te mij, se shtëpia e Prek Calit do të ndërtohet ashtu siç ka kene dikur, kurrkush nuk mund ta mposhtë kujtimin e atij burri të kombit. Un vetë si kushri i tij, si deputet dhe si qytetar, ju jap fjalën që shtëpia e Prek Calit do të ndërtohet trekatëshe për Vitin e Skënderbeut.
Me respekt,
Tom Doshi