Shpallja “Qytetar Nderi “ pas vdekjes për ish-deputetin Gafurr Mazreku në Has është rrëzuar nga Prefekti i qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana.
Në një deklaratë publike, Kuçana sqaroi se vendosi të mos e konfirmojë këtë vendim të këshilltarëve të majtë të bashkisë së Hasit pasi ai bie ndesh me ligjin për dekoratat në Republikën e Shqipërisë. Në ligj thuhet se e përfitojnë persona që nuk janë hetuar apo nuk janë në hetim apo të dënuar.”
Kujtojmë se ish-deputeti Mazreku ka qëlluar me armë në Kuvendin e Shqipërisë dhe e ka plagosur deputetin e PD, Azem Hajdari. Ai është dënuar me tetë vjet burg për veprën penale të kryer në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.
Veritas.com.al/