Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë raportuar 1 mijë e 15 të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Sipas autoriteteve në SHBA kjo është shifra më e ulët në një muaj.

 Nga Covid-19, në total kanë vdekur 68 mijë e 920 persona. Në total SHBA raporton 1 milion e 180 mijë e 332 raste me koronavirus, 5 herë më shumë se Spanja dhe 14 herë më shumë raste se Kina, vendi ku shpërtheu virusi në fund të 2019-s.

Gjithashtu raportohet se rreth 200 mijë të infektuar janë shëruar.

Një dokument i brendshëm i qeverisë amerikane parashikon një rritje të rasteve të reja dhe vdekjeve deri me datë 1 qershor. Sipas dokumentit të publikuar nga New York Times parashikimet flasin për rreth 200,000 raste të reja dhe rreth 3,000 të vdekur në ditë.

VERITAS.COM.AL/