Është përfshirë nga flakët sot në mëngjes Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, ndërsa është plagosur lehtë një punëtor.
Sipas policisë, zjarri ka rënë rreth orës 07:20 në repartin e “Koksit”, ku digjen mbetjet toksike të naftës, raporton abc news.
Si pasojë e zjarrit është dëmtuar lehtë 53-vjeçari L.Y, banues në fshatin Drenovë, Mallakastër, i cili po merr mjekim në spital.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit që është vënë nën kontroll.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Veritas.com.al/