JOHN BINDER

 

Drejtuesit e Big Tech do të jenë “fituesit miliarderë më të rëndësishëm” të zgjedhjeve presidenciale nëse ish Zëvendës Presidenti Joe Biden dhe Senatorja Kamala Harris (D-CA) bëjnë betimin si president dhe zëvendës presidente në Janar 2021, sipas Forbes.

Nëse Biden merr detyrën, katër miliarderë do të kenë dalë në krye si rezultat i përpjekjeve të tyre për të rrezuar presidentin Donald Trump, sipas Forbes. Tre nga ata miliarderë janë nga Silicon Valley, industria e teknologjisë së Kalifornisë, ku një pjesë e vogël e korporatave shumëkombëshe kanë monopolizuar pushtetin.

Shënimet e Forbes:

Dustin Moskovitz: Shoku i dhomës në kolegj i Mark Zuckerberg, bashkëthemeluesi i Facebook dhe Asana shpenzoi shumë për të luftuar Trump. Ai i dha më shumë se 800,000 dollarë Biden dhe bëri një donacion prej 20 milion $ plus për Future Forward, një super-PAC që mblodhi 100 milion dollarë për të financuar një fushatë reklamash në minutën e fundit duke sulmuar Trump. “Po bie shi në San Francisko, i cili është në të vërtetë i përsosur”, shkroi Moskovitz në Twitter një ditë pasi Biden u shpall fitues. “Fundjavë me 5 yje.”

Reid Hoffman: Bashkethemeluesi i LinkedIn ishte një nga donatorët kryesorë të Biden, duke ndihmuar ish-zëvendespresidentin të mblidhte shuma rekord për fushatën e tij. Vetë Hoffman dha më shumë se 12 milion dollarë këtë cikël, duke përfshirë të paktën 500,000 dollarë Biden dhe 1.5 milion dollarë Unite The Country, një super-PAC pro Biden. Ai i tha Axios në ditët para zgjedhjeve se do të fuste 1 milion dollarë në një fushatë reklamash dixhitale duke u kërkuar votuesve të kenë durim ndërsa numërohen votat. Përpara zgjedhjeve të vitit 2016, Hoffman e talli Trump me lojën e tij të Kartave Kundër Njerëzimit të quajtur “Trumped Up Cards”.

Reed Hastings dhe Patty Quillin: Bashkethemeluesi dhe CEO i Netflix dhe gruaja e tij, Patty Quillin, thuhet se bashkë-organizuan një mbledhje fondesh për Pete Buttigieg në Dhjetor 2019 por përfundoi duke i dhënë të paktën 1.4 milion dollarë Biden. Quillin ishte gjithashtu një nga donatorët më të mëdhenj politikë për propozimet e Kalifornisë këtë vit. Ajo vuri 2 milion dollarë kundër Propozimit 20, gjë që do ta bënte më të vështirë për persona të dënuar të kualifikoheshin për lirim me kusht para kohe. Ajo u hodh poshtë nga votuesit. Ajo vuri një çerek milion dollarë për të mbështetur Propozimin 17, duke i dhënë të liruarit me kusht në shtet të drejtën e votës, qe fitoi.

Miliarderi tjetër që do të fitojë shume nëse Biden betohet në detyrë është ish-drejtuesi i fondit mbrojtës Jim Simons i cili vlen më shumë se 23 miliardë dollarë dhe i cili shpenzoi më shumë se 20 milion dollarë për të mposhtur Trump.

Zgjedhjes se Biden për ta bërë Harris shoqen e tij të gares i gëzohej jo vetëm Wall Street, por edhe Silicon Valley pasi ajo përfaqëson interesat e tyre në Senatin e Shteteve të Bashkuara dhe ka lidhje të ngushta familjare me drejtuesit e teknologjisë. Kunati i Harris është zyrtari kryesor ligjor për Uber, korporata e ride-sharing që është bërë një biznes miliarda dollarësh duke zhvendosur pjesën më të madhe të rriskut tek drejtuesit e saj.

Në tranzicionin e tij, Biden thuhet se ka grumbulluar pozicione me interesa të veçanta nga Big Tech. Kohët e fundit, ish zëvendes presidenti njoftoi se ish zyrtarja e Obamës Susan Rice do të bëhej kreu i Këshillit të tij të Politikës së Brendshme. Rajs aktualisht është në bordin e Netflix.

VERITAS.COM.AL