E përditshmja gjermane “Bild” vjen sot me një shkrim ekskluziv që e shoqëron me regjistrime audio, që tregon sipas saj sesi blihet vota në Shqipëri. Pikërisht nën titullin “Si mafia manipulon zgjedhjet në Shqipëri”, Bild sjell regjistrimet e bisedave të kryera nga hetues shqiptarë, që tregojnë se cilat klane të mafies kanë blerë bota për partinë e kryeministrit Edi Rama.
Në një nga këto biseda dëgjohet – sipas “Bild”-it, – mafiozi Astrit Avdylaj, që sipas hetuesve kryeson një bandë që merret me trafik ndërkombëtar droge, teksa flet me drejtorin e Ujësjellësit në Durrës, Ivo Doci.
Në regjistrimin e dytë, Astrit Avdylaj bisedon me kryetarin e Bashkisë së Shijakut, të cilin e thërret në një takim me kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Përgjimet e Bild/Avdylaj telefonon kreun e Bashkisë Shijak: Do takohemi nesër me Dakon, a kupton
Në regjistrimin e tretë është sërish Avdylaj që bisedon me Arjan Ndraxhin, vëllain e deputetit socialist të Shijakut, Ilir Ndraxhi, para se ky i fundit të zgjidhet në Parlament.
Përgjimet nga BILD, Avdylaj kërkon të kërcënojë votuesit e djathtë
Ndërsa në një tjetër regjistrim, Avdylaj bisedon me kryetarin e Partisë Socialiste të Shijakut, Elton Arbana, me të cilin flet me tone të ashpra.
Përgjimet e Bild/Avdylaj me vëllanë e deputetit të PS: Do habitet edhe Rama
Po ashtu, “Bild” sjell edhe telefonatën mes Avdylajt dhe kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Përgjimet e Bild/Avdylaj porosit njerëzit: Të kam marrë për votën, mos t’i fusi noj Gon Duka
“A duhet lejuar ky vend të anëtarësohet në BE?”, pyet “Bild”.
Përgjimet e Bild/ Avdylaj i kërkon kandidatit të PS heqjen e gjobës: Thuj ke bërë gabim, ktheje
“Shqipëria do, Brukseli nuk trazohet shumë dhe Gjermania shpreh mbështetje për negociatat e anëtarësimit, duke folur për progres në demokratizimin e tij. Por në fakt, – shkruan “Bild”, – vendi po zhytet në kaos. Është në një udhëkryq mes demokracisë dhe republikës së mafies”.
Veritas.com.al/