Edhe Euro 2016 kthehet në një burim për “treg të zi”.
Megjithëse ndeshja mes ekipit kombëtar shqiptar dhe Zvicrës do të luhet në Lens te Francës, sot në ora 15.00, tregu i zi i biletave ka nisur të lulëzojë që nga Tirana në Francë
Biletat e ndeshjes Shqipëri-Zvicër, të rezervuara për Federatën Shqiptare të Futbollit, po shiten me një çmim disa herë më të lartë.
Nga 55 Euro që ka qenë çmimi fillestar, mësohet se në “treg të zi” këto bileta janë shitur për 250 Euro.
Nuk dihet ende se si kanë përfunduar “në treg të zi” biletat e rezervuara për Federatën Shqiptare të Futbollit, por e vërteta po manifestohet në orët që kanë mbetur para ndeshjes. Siç është raportuar më herët, kërkesat e tifozerisë shqiptare për të ndjekur ndeshjen Shqipëri- Zvicër, kanë qenë të shumta, deri në 100 mijë kërkesa për t’u pajisur me një biletë.