(FOTO: Laura dhe George W. Bush, Bill dhe Hillay Clinton)/

Ish- Presidenti Bill Clinton dhe gruaja e tij Hillary Clinton do të marrin pjesë në Inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump, sipas disa raportimeve që citohen nga ndihmësit më të afërt të Clintonëve.

New York Magazine citonte “burime të mirë vendosura” të Clintonëve thonë Po”, ata vendosen ta bëjnë këtë pavarësisht se si funksionoi dhe sa respekt kemi për procesin demokratik amerikan”.

Ish Presidenti George W. Bush dhe e shoqja Laura Bush, gjithashtu do të marrin pjesë në Inaugurim. Në një deklaratë, Bushët thanë se janë “të kënaqur që do të jenë dëshmitarë të një transferimi paqësor të pushtetit- shenjë dalluese kjo për Demokracinë Amerikane”, dhe ky shans arrihet duke marrë pjesë në Ceremoninë e 20 Janarit në Washington, D.C.

/Veritas.com.al/