Alexander Soros, djali i miliarderit George Soros i cili vepron si partner në menaxhimin e “Soros Brothers Investments”, është ngjitur në një shkallë më lart si donator kryesor për fushatën e Demokratëve dhe kauzën e tyre.

Deri tani Aleksandri kishte mbetur deri diku i panjohur i botës politike, falë babit të tij që mbajti pjesën më të madhe të famës familjare. Megjithatë, Alexander ka bërë një hap më lart në kontributet politike, madje edhe se kontributet e babait të tij. Ai ka derdhur dhjetë milionë dollarë në arkat e fushatës së Demokratëve dhe të komiteteve të veprimit politik.

Alexander ka dhënë më tepër se 4.5 milion dollarë për fushatën e Demokratëve dhe për komitetet e veprimit politik në vitin 2016- sipas rakordimeve të fundit financiare. Donacioni i dhënë nga Alexander këtë vit është qartazi më i lartë se çdo vit tjetër.

Maxhoranca në Senat PAC, komitetet e ish- senatorit  Harry Reid (D., Nev.), ishin ata që morën më shumë para “cash” nga i biri i George Soros. Mes Gushtit dhe Nëntorit 2016, Alexander lëshoi katër çeçe për senatorin Harry Raid (më aktivi kundër Trump- në qoftë se e kujtoni), në total 3.5 milion dollarë.

Alexander i dha 127,800 dollarë fushatës Senatoriale Demokrate për vitin 2016, dhe 133,400 dollarë Korpusit të Shërbimit të Komitetit Kombëtar Demokrat.

Dhjetëra mijëra janë dhënë gjithashtu Partisë Demokrate në gjithë vendin, që nga Illinois, Neë Mexico, Wisconsin, Louisiana, Nevada, Texas, Oregon, Virginia, dhe Pennsylvania.

Shuma prej 4.5 milionë dollarë e dhënë nga Alexander është shuma më e madhe mes atyre që ka dhënë që nga viti 2012.

/Veritas.com.al/