Nga Sabah Jemishta/

Kam një të njohur në Pekin (Beijing, e quan gjithë bota kryeqytetin e Kinës). I njohuri im quhet Liu, një nga vëllezërit tanë kinez që ka mbaruar Universitetin e Tiranës (shqipen e flet perfekt, jo si Luja). Në një nga vizitat e mia, biseduam dhe për politikë dhe unë e pyeta:

-Pse nuk vendoset Pluralizmi Politik te ju?

-Kemi pluralizëm- më tha, janë 6 parti në Parlament.

-Më fal, nuk e dija, – i thashë unë. Pritet ta marrë pushtetin ndonjëra prej tyre,ndonjëherë?- pyeta prapë.

-Jo!, kjo s’mund të ndodhë,- ma ktheu kinezi.

-Pse?!- pyeta i habitur.

-Ato kanë rënë dakord që pushteti i takon Partisë Komuniste!

-Nuk është Pluralizmi ky,- i them.

-Ky është Pluralizmi Kinez dhe ecën shumë mirë.- u pergjigj Liu.

Unë atëbotë nuk kisha dëgjuar për Rilindjen, tani e kuptoj se kjo po instalohet dhe te ne. Unë i besoj Liut,ndaj nuk kam dyshime. Ai më tha ‘funksionon shumë mirë’!

Kush ka muhabet me Lu-në, mund ta pyesë, po nuk më besoi mua dhe të njohurit tim Liu!

(Ngjarja është krejt e vertetë)