Disa qytete të vendit, si Durrësi, Fieri, Elbasani dhe Berati janë pa energji elektrike këtë të diel.

Sipas burimeve nga OSHEE, mësohet se ka pasur një defekt të rëndë në një linjë të tensionit të lartë në zonën e Beratit. Po ashtu, në Fier dhe Elbasan mësohet se kanë rënë linjat e OST, të tensionit 220 kV.

Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku. Grupet e punës janë në terren. Nuk dihet sa do të zgjasë situata pa energji, por me përcaktimin e defektit pritet që furnizimi të kalojë nga linjat dytësore.

Gjithashtu, në qytetin e Fierit dhe rrethinat e tij prej disa minutash mungon energjia elektrike, duke përfshirë pesë lagje të qytetit: Sheq i Madh, Sheq i Vogël, Zhupan, Patos dhe Roskovec.
Në Durrës, përjashtim bën vetëm porti i Durrësit, i cili furnizohet me energji elektrike nga gjeneratorët.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *