Gjithsej 20 mjete lundrimi janë bllokuar që nga nisja e sezonit turistik nga Policia Kufitare, për mungesë dokumentacioni.
Nga këto, nje gomone dhe gjashte motorr uji. Vetëm diten e sotme janë bllokuar 7 mjete lundrimi, njoftoi policia. Prej 1 qershorit e deri më datën 3 gusht Policia Kufitare ka bllokuar 13 mjete lundruese nga të cilat 1 skaf, 2 gomone dhe 10 motorrë uji. Njëkohësisht në kuadër të masave për sigurinë në plazhe Policia Kufitare iu ka dërguar 20 shkresa bashkive qe kanë në juridiksion plazhe për marrjen e masave me qëllim krijimin e perimetrit të sigurisë. Prej mëngjesit të sotëm Policia Kufitare ka nisur një operacion në të gjitha plazhet e vendit për bllokimin e të gjitha mjeteve lundruese që jan pa dokumentacion apo që shkelin perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesëve.