Nga: Veritas.com.al/

Nuk është Ben Blushi një njeri që nuk e ndjen dështimin e tij; e ndjen dhe pendohet, por vërtitet rreth vetes që të nuk korrigjohet. Kolegu Rakipi, vite më parë, tregonte për mikun e tij të lapsit dhe ekranit (jo Blushin direkt)… Tregonte kështu: “Shan kryeministrin para kamerës; shan me kuç e me maç… Kalojnë disa orë…, në shtëpi shikon veten në ekran. Merr gotë a kanë, a çfarë i del përpara dhe thyen televizorin”.

Në përgjithësi këto janë betejat e humbura të kategorisë së “ciklit të mbyllur” të analistëve të Tiranës. Cili është fjalori ‘cikli i mbyllur’ për analistët? Në teorinë e gazetarisë kjo lloj quhet ‘gazetaria acid’. Kjo lloj gazetarie djeg vlera, djeg kulturë, traditë, aktualitet dhe më në fund i vë vulën e vet ‘realitetit’. Tashmë kjo specie është identifikuar nëpër ekrane si ‘cikli i mbyllur’ i analistëve. Edhe pse armiq për jetë me njëri tjetrin, nuk mund të veprojnë të pandarë. Sepse njësoj sulmojnë objektivin e tyre; qoftë biznes, vepër arti, personalitet, vlerën vulnerabël e njeriut, politikë apo jurispundencë… Gjithmonë ‘cikli i mbyllur’ ka një objektiv. Lëvizja me zhurma sa nga një ekran në tjetrin, në formën e ‘hawks’, emocionon edhe pronarët e mediave apo politikën Për shembull, mund të them se Vjollca e TCH as e ka idenë çfarë është gazetaria, apo analiza, apo realiteti fiction…, por ndjek zhurmën…

Ben Blushi nuk është ai që tregon zoti Rakipi, që ‘thyen televizorin në shtëpi”… Por as i qëndrueshëm nuk ka qenë kurrë në analizat, në pikëpamjet, në qëndrimet dhe sulmet e tij. Edhe pse në një kohë shumë të shkurtër në TCH, Blushi ka rënë në sy për sulme ‘pa motive’ publike; veçse ashtu ka dashur të bjerë në sy… Prandaj edhe ka humbur.

Pas betejave perverse, Blushi ndjen humbjen- sigurisht. Atëherë çfarë bën? Nis ushtrinë vetëmbrojtëse… Ushtria ka vetëm një ushtar; edhe ushtari quhet Ben Blushi. Por si krijon imazhin e ushtrisë?

E para, shpërndan ‘interesat’.

Gjuan gazetarë me dëshira për Top-in dhe iu injekton ‘luftën e drejtë’ të tij; dhe këta marrin lapsin e shkruajnë apologjinë e Blushit… Artur Zheji, duke nuhatur afera ‘orgazmike’ (siç i quan), megjithatë mbron Blushin. Ai shkruan (në fakt është fryma e Benit): “Dhe kështu Fevziu gjindet tani në udhëkryq, ndërmjet një sfide pasionante me Blushin, një beteje ‘orgazmike’ opozitare kundër establishmentit të Ramës dhe një rutine me Tv Klan’. (Për kohën kur Fevzo u josh nga Blushi në TCH).

E dyta, përdor nostalgjinë e të shkuarës:

Gazeta KJ, (dmth vetë Blushi) shkruan për Blushin: “E çfarë bëri Blushi pse rekrutoi gjykatësin Dvorani?”. (KJ., 8 qershor 2018)

“Nuk është se ka kryer vrasje, apo vjedhje Ben Blushi në hotelin nga ku ka dalë fotografia… Kush po e ndjek dhe e përgjon Ben Blushin? Konkurrentët, mafia për kronikat e forta që po bën Top Channel në lajme, apo politika?”. Kjo është apologjia. ( Për rastin e bujshëm kur Bushi rekruton një gjykatës të Gjykatës së Lartë (Dvoranin) që të shkelë ligjin dhe të vihet në dispozicion të pronares Vjollca Hoxha).

E treta, Blushi komplekson ‘të mëdhenjtë’ me madhështinë e tij. 

Ai shkruan në KJ:

“Kanë gati 1 vit që  rënkojnë për mungesën e Blushit në parlament, të tjerë që vajtojnë vdekjen e partisë së tij Libra që në lindje, e të tjerë që presin të shpërthejë dita ditës”.

Blushi kujton me mall Blushin dhe heroizmat e tij:

“Kujtojnë me mall kohët kur (Beni)  hipte levend dhe i vendosur në podiumin e parlamentit, kur pa letër, vështrimin e ngulur në kokërr të syrit të kamerës kryesore, me gishtin denoncues e kërcënues drejtuar nga Edi Rama; mbronte të varfrit e Shqipërisë dhe bënte fërtele me tehun e mprehtë të gjuhës, Rilindjen dhe gjithë grabitqarët e saj. (KJ., 15 Maj, 2018)

Ah sikur të ishte Ben Blushi, ku do futej Edi Rama…”, shkruan ai.

Në një gazetari normale këto do të quheshin TURPE, ndërsa në spektrin e ngjyrave të Blushit, kjo quhet heroizëm.

(FUND)